Organizatat e Luftës së UÇK-së kanë njoftuar se nesër më 5 maj do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh.
Kjo për shkak të Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
“Homazhe dhe aktivitete do të ketë në qytetin e Krumës, Bashkia e Hasit-Shqipëri, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë si dhe homazhe e aktivitete të tjera në disa Komuna të Kosovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/