Site icon Telegrafi

OVL e UÇK-së në Mushtisht: Gjykata Speciale e mori për në Hagë, komandantin Sadik Halitjaha

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha sot është marrë nga Gjykata Speciale.

Kështu kanë bërë të ditur nga OVL e UÇK-së, nëndega në Mushtisht.

Lexo po ashtu Halitjaha: Pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e UÇK-së

Të njëjtit në një postim në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se Halitjaha nuk është marrë nga Prokuroria Speciale, por nga gjykata.

“Marrjet për në Hagë vazhdojnë. Sot më 07 Nëntor 2023 e morën komandantin e ZOP-Sadik Halitjaha.

Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata!

Urojmë të ja dal për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim!

Si në luftë ashtu në paqe përherë gardian i Atdheut. I urojmë shëndet, vullnet dhe suksese në këto përballje të pa drejta e të pa barabarta! Urojmë dhe shpresojmë të dalësh sfidues dhe me nder. Njoftojnë Familjarët”, thuhet në postim.

Ndërkaq, për KlanKosova Halitjaha ka thënë se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, një vit më parë ish-komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, kishte marr një ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai kishte dëshmuar në Gjykatën Speciale, ku kishte treguar se pyetjet e prokurorëve kanë qenë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version