Telegrafi

OVL e UÇK-së në konferencë pas ftesës së Haradinajt për në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se pas zhvillimeve të sotme rreth dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesës për në Hagë, do të mban një konferencë për media.

Kryesia e OVL UÇK-së, do të mban konference me gazetarë në ora 20:00.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Haradinajt nga Specialja.

Përmes një njoftimi, thonë se “është totalisht e motivuar politikisht.”

Kjo organizatë thotë se asnjë akuzë e bërë ndaj tij, prej gjykatave ndërkombëtare, nuk është argumentuar dhe i njëjti ka dal faqebardhë, duke dëshmuar pastërtinë e Luftës Çlirimtare./Telegrafi/