Site icon Telegrafi

OVL e UÇK-së: Dikush në diasporë po tenton të formojë degë pa autorizim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate të bërë  për media ka njoftuar se kohëve të fundit, disa persona të paautorizuar në diasporë po tentojnë që të formojnë degë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se këta persona janë të papërgjegjshëm.

“Kohëve të fundit, persona të papërgjegjshëm dhe të paautorizuar në diasporë, po tentojnë që të formojnë degë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Njoftojmë opinionin e gjerë se, çdo tentativë apo themelim i këtij lloji të grupimeve, pa autorizimin e selisë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, do të jetë jovalide dhe do të ndiqet penalisht me ligjen në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version