Site icon Telegrafi

OVL e UÇK e quan puro politike seancën e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur puro politike seancën e sotme të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Klinaku ka shkruar se kjo gjykatë ka për qëllim që të fitojë rastin pa prova.

“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Exit mobile version