Degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit sot kanë mbajtur një takim të përbashkët.
Aty është analizuar situata e krijuar javët e fundit rreth listave të veteranëve të rrejshëm dhe publikimit të tyre.
“Duke konstatuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranit të luftës, degët Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog janë marrë vesh për strategjinë e menaxhimit të situatës”, thuhet në komunikatën e dërguar OVL e Dukagjinit.
“Të gjithë ata që në mënyrë të sinkronizuar ndërmorën fushatën e fundit kundër Luftës Çlirimtare, do të marrin përgjigjen e merituar”, thuhet më tej aty.
Ata njoftojnë se për veprimet e tyre të ardhme veteranët do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/