Të gjithë futbollistët po qëndrojnë të vetëizoluar sikurse ne, mirëpo që kanë bërë disa aktivitet për të qëndruar në formë.
Një numër i madh i sfidave janë publikuar në rrjetet sociale, ndihma për spitalet dhe lojtarë të mërzitur nga gjendja aktuale janë pjesë e tyre.
AS raporton se çdo lojtarë i Barcelonës ka postuar ndonjë sfidë apo veprim bamirës, përveç njërit që po qëndron i heshtur në këtë situatë me coronavirus.
Ousmane Dembele është lojtari i vetëm që ende nuk është shfaqur asnjëherë në internet, duke mos marrë pjesë në asnjë sfidë.
Francezi aktualisht është i lënduar, por kjo gjë nuk e ka ndaluar atë që së paku të bëjë publike ndonjë aktivitet bamirës, apo ndonjë video nga shtëpia.
Duket Dembele po e preferon heshtjen në këtë situatë dhe me shumë gjasë atë do ta thyejë duke treguar për të ardhmen e tij, pasi tashmë nuk është i dëshiruar te katalunasit. /Telegrafi/