Telegrafi

Otamendi ka realizuar njërin ndër golat më të çmendur në stërvitje

Benfica luan sonte me Club Bruggen në kuadër të tetës së finales së Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Belgjikë fillon në ora 21:00, por skuadra portugez është favoritë në letër.

Benfica do të shpresojë që të fitojë në udhëtim, për ta patur më të lehtë ndeshjen e dytë në shtëpi, derisa një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dëshmon se ata janë në formë dhe humor të mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicolas Otamendi

Më saktësisht, është Nicolas Otamendi që dëshmon se ata duan të fitojnë sonte me një gol të realizuar në stërvitje.

Derisa i vije një asistim nga një bashkëlojtar në stërvitje, ish-anëtari i Manchester Cityt realizon në stili skorpion, për të mposhtur portierin.

Natyrisht se po të shënohej një gol i tillë në një ndeshje zyrtare, do të ishte padyshim pretendent për golin e vitit “Puskas Awards”. /Telegrafi/