Telegrafi

Osvaldo pritet t’i kthehet futbollit

Pablo Daniel Osvaldo gjatë stërvitjes me Italinë më 7 tetor 2014 (Foto: Getty Images)

Ish-ylli i Romës, Interit dhe Juventusit, Dani Osvaldo, është raportuar se ka shprehur gatishmëri t’i kthehet futbollit.

Kjo dy vite pasi ai la sportin e futbollit për t’u fokusuar te muzika Rock & Roll.

Lexo po ashtu Osvaldo: Më pëlqen të pi uiski, cigare dhe të bëjë rok, nuk pendohem se jam pensionuar nga futbolli

Sulmuesi italian-argjentinas nuk ka luajtur në një ndeshje profesionale që kur u lirua nga Boca Juniors në janarin e 2016.

Osvaldo si një ish-lojtar i Romës nuk ngurroi të festojë ndaj tyre sa ishte pjesë e Interit në ndeshjen e 30 nëntorit të 2014 (Foto: Getty Images)

Pas kësaj ai kishte refuzuar edhe oferta nga Kina, vetëm e vetëm që të fokusohet te muzika.

Por, sipas TyC Sports, ai dëshiron t’i kthehet futbollit dhe atë në ligën e tretë argjentinase për Talleres de Rimedios de Escalada.

Osvaldo tashmë ka filluar stërvitjen me klubin dhe ka marrë pjesë në disa miqësore. Ai pritet të jetë i gatshëm për lojë gjatë muajit mars.

Osvaldo në festën e Juventusit për titull (Foto: Getty Images)

Osvaldo është paraqitur për Përfaqësuesen e Argjentinës për 14 herë dhe ka shënuar katër gola.

Shumicën e karrierës e ka pasur në Serie A, ku ka luajtur për skuadra si Atalanta, Lecce, Fiorentina, Bologna, Roma, Juventus dhe Inter.

Ndërsa jashtë kampionatit elitar italian ai ka veshur edhe fanellën e Espanyolit, Southamptonit e Portos. /Telegrafi/