Ish-ylli i Romës, Interit dhe Juventusit, Dani Osvaldo, është raportuar se ka shprehur gatishmëri t’i kthehet futbollit.
Kjo dy vite pasi ai la sportin e futbollit për t’u fokusuar te muzika Rock & Roll.
Sulmuesi italian-argjentinas nuk ka luajtur në një ndeshje profesionale që kur u lirua nga Boca Juniors në janarin e 2016.
Pas kësaj ai kishte refuzuar edhe oferta nga Kina, vetëm e vetëm që të fokusohet te muzika.
Por, sipas TyC Sports, ai dëshiron t’i kthehet futbollit dhe atë në ligën e tretë argjentinase për Talleres de Rimedios de Escalada.
Osvaldo tashmë ka filluar stërvitjen me klubin dhe ka marrë pjesë në disa miqësore. Ai pritet të jetë i gatshëm për lojë gjatë muajit mars.
Osvaldo është paraqitur për Përfaqësuesen e Argjentinës për 14 herë dhe ka shënuar katër gola.
Shumicën e karrierës e ka pasur në Serie A, ku ka luajtur për skuadra si Atalanta, Lecce, Fiorentina, Bologna, Roma, Juventus dhe Inter.
Ndërsa jashtë kampionatit elitar italian ai ka veshur edhe fanellën e Espanyolit, Southamptonit e Portos. /Telegrafi/