Ish-sulmuesi i Juventusit, Romës dhe Interit, Dani Osvaldo, ka lënë futbollin për të ndjekur ëndrrën e tij për tu bërë këngëtar.
Tashmë 30 vjeçar, Osvaldo ka folur për Fox Sports Argentina për vendimin e tij që ta lë futbollin.
“Ndjehem si i çliruar. Kam qenë i pakënaqur kohët e fundit, kështu që kam thënë ‘mjaft’. Tani ndihem i qetë, jam i përkushtuar në atë që dua: muzikën”.
“Futbolli më ka dhënë gjithçka në jetë, ishte një pasion i madh dhe unë isha i lidhur shuam më të”.
“E kam dashur futbollin, dhe kam luajtur edhe për klubin e zemrës Boca Juniorsin. Tani e kam kuptuar që nuk ishte ëndrra ime dhe jam i lumtur që e kam lënë”.
“Tani unë mund të shkojë ta pijë një cigare”, ka thënë Osvaldo. /Telegrafi/