Site icon Telegrafi

Osumane Dembele, me një këmbë larg Barcelonës

Osumane Dembele ka marrë vendimin për të mos vazhduar kontratën e tij me Barcelonën që skadon më 30 qershor 2022.

Francezi nuk ka arritur të tregojë vetëm prej se është bashkuar me klubin katalunas, ndërsa erdhi si zëvendësim për Neymarin.

Dembele ka pasur shumë lëndime që e kanë detyruar të kalojë më shumë kohë në infermieri sesa në fushën e lojës.

Ai është aktualisht rehat në Barcelonë, ndërsa tani ndjen besimin total të trajnerit, i cili ka treguar publikisht admirimin e tij për Dembelen.

Edhe përkundër kësaj Dembele nuk do të rinovojë kontratën aktuale që e ka me klubin.

Këtë javë është planifikuar një takim i ri mes Mateu Alemany dhe përfaqësuesve të lojtarit për të arritur një marrëveshje.

Drejtori i përgjithshëm sportiv ka kaluar muaj të tërë duke provuar një marrëveshje të re, ndërsa do të bëjë edhe një përpjekjeje shtesë në minutën e fundit, por shumë problem që agjentët e tij do të pranojnë.

Kjo pasi nga 1 janari ai do të ketë të drejtë të gjejë klub të ri, pasi që i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Newcastle apo Manchester United janë disa nga klubet që kanë shprehur interesim për francezin. /Telegrafi/

Exit mobile version