Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin me marrjen e mandatit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Osmani ka thënë se sot është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni.
“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë, suksese”, ka shkruar Osmani.
Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë së re teknike, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/
Urime, Kryeministër Talat Xhaferi!
Today marks an important milestone for the entire Albanian community in 🇲🇰, reflecting their vital contribution to the country’s statehood & journey towards Euro-Atlantic integration.
I wish the gov’t & all institutions of 🇲🇰 every success. pic.twitter.com/ne5CjajsEa
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 28, 2024