Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre.
Osmani ka thënë se vlerëson kontributin e komunitetit rom në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë”, ka pohuar ajo.
Presidentja ka shkruar tutje në profilin e saj në Twitter se “gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë”. /Telegrafi/
On #InternationalRomaniDay, we celebrate the rich culture, history and achievements of our Roma community and we recognize their continuous contributions to ??.
Today, we also reflect on the work that needs to be done to continue advancing equality & inclusion for all. pic.twitter.com/LHNnCMnKXX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 8, 2023