Telegrafi

Osmani: Vizoni për një Evropë të lirë e në paqe i ofrohet realitetit kur vendet aspirante e të përkushtuara anëtarësohen në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën e Evropës theksoi se në këtë ditë kujtohet një vizion, një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se ky vizion i ofrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE

“Sot, ndërsa populli i Kosovës i bashkohet bashkëkombësve të tij evropianë në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe.

Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE.

Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”, shkruan e para e shtetit. /Telegrafi/