Site icon Telegrafi

Osmani viziton refugjatët afganë: Do të ofrojmë gjithnjë siguri dhe strehë

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe, ka vizituar refugjatët afganë që janë të vendosur në Kampin Liya.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë.

“Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya. E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë”, u shpreh Osmani.

Tutje u shpreh se  dikur ishin vendet e tjera për shqiptarët, e sot shqiptarët rani janë në gjendje të bëhen shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre.

“Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë”, shkroi Osmani, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version