Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani sot do të vizitojë Komunën e Obiliqit, ku së bashku me kryetarin Xhafer Gashi, do të zhvillojnë një takim me qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune për të diskutuar në lidhje me sfidat mjedisore, trajtimi i tyre dhe ndikimi në shëndet.
Të pranishëm në takim do të jenë edhe përfaqësues nga komisionet parlamentare të shëndetësisë, mjedisit dhe bujqësisë, si dhe nga grupi i deputetëve të gjelbër, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Takimi do të mbahet në ambient të hapur, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, në ambientin e Palestrës Sportive “Adem Jashari”, në ora 11:00./kp/