Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Singapor.
Osmani ka thënë se vizita e saj në Singapor është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona, transmeton Telegrafi.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.
Tutje, Osmani e ka quajtur shtetin e Singaporit si shembull të shkëlqyeshëm për Kosovën./Telegrafi/