Site icon Telegrafi

Osmani: Vendosmëria e ushtarëve të FSK-së për të shpëtuar jetë, ngjallë shpresë në këtë tragjedi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Osmani ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat ngjallë shpresë në këtë tragjedi, e cila ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese. Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 37 mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version