Site icon Telegrafi

Osmani: “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës

Në kuadër të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Shoqatën “Vatra”.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Federata Pan Shqiptare “Vatra”, e themeluar nga Fan Noli e Faik Konica, u bë vatër e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

“Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, ‘Vatra’ ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci. Sot kisha nderin ta vizitoj ‘Vatrën’ dhe ta takoj anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në kuadër të vizitës në SHBA, e para e vendit tonë mori pjesë një pritje të organizuar dje në akademinë ushtarake West Point.

Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ajo do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare. /Telegrafi/

:

Exit mobile version