Site icon Telegrafi

Osmani uron Spanjën për marrjen e Presidencës së BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Spanjën për marrjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian. 

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi presin të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian.

“Mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë vitit 2023. Uroj Spanjës një presidencë të suksesshme”, thotë Osmani.

Gjithashtu, presidentja ka falënderuar Suedinë, që deri tani ka pasur presidencën e këshillit të BE-së.

Lexo po ashtu Spanja kryeson BE-në, por me cilin kryeministër?

“Falënderoj kryeministrin e Suedisë,  Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe angazhimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, vijon postimi i presidentes.

Ndryshe, Spanja sot ka marrë Presidencën e Këshillit të BE-së./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version