Telegrafi

Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar për marrjen e postit të ri presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zayed.

Osmani nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, shkroi se marrdhëniet e Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen edhe më shumë me ardhjen e Zayed në pushtet.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani.

Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndihmoi vendin e tij të transformohej me politikat e modernizimit, ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare. / Telegrafi/