Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në rrjetin social “X”, ajo ka publikuar një fotografi që me bashkëshortin e saj Prindron Sadriu, kanë realizuar bashkë me çiftin Denis dhe Mirela Beçiroviq.
“I urojmë të gjithë popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës sukses dhe prosperitet ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet mes nesh”, ka shkruar Osmani.
Marrëdhëniet mes Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë jozyrtare, sepse qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. /Telegrafi/
This evening, Prindon and I were delighted to congratulate ?? Presidency Member Denis Bećirović and his spouse Mirela on Bosnia & Herzegovina’s Independence Day.
We wish all the people of Bosnia & Herzegovina success and prosperity as we continue nurturing the ties between us. pic.twitter.com/zh4poERx92
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 1, 2024