Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
Përmes një telegrami urimi, Osmani ka uruar që toleranca dhe mirëbesimi të mbretërojë çdo ditë.
“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj! Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, shkruan Osmani. /Telegrafi/