Telegrafi

Osmani u prit të takim nga Duka i Madh i Lukseburgut, flasin për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Duka i Madh Henri.

Presidenca njofton se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Osmani rikonfirmuar përkushtimin për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.

“Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se presidentja i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dyja palët. /Telegrafi/