Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin Turqisë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi.
Presidentja Osmani tha se Turqia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme.
Osmani potencoi përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjes ndërkombëtare të saj, me ç’rast kërkoi mbështetjen e vazhduar të Turqisë.
Në takim me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit e bashkëpunimit ekonomik, si dhe atë në politikën e jashtme me Turqinë.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Angılı diskutuan edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera të interesit të ndërsjellë. /Telegrafi/