Telegrafi

​Osmani: Themelet e shtetësisë u vunë 30 vjet më parë

Për nder të 30-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish. Por kësaj radhe, në sallën plenare të të zgjedhurve të popullit për të shënuar në mënyrë solemne këtë jubile.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani tha se themelet e shtetësisë së Kosovës janë vënë tridhjetë vite më parë, me miratimin e kësaj Kushtetute.

“Miratimi i kësaj kushtetute është akt heroik dhe njerëzor. Themelet e shtetit tonë qëndrojnë në atë vendim të juaj për t’i përqafuar konceptin për liri dhe pavarësi”, tha ajo.

E ish-kryetari i Kuvendit tridhjetë vite më parë, Ilaz Ramajli tha se Kushtetuta e Kaçanikut ka një rol të rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës.