Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ka zhvilluar një takim me Thomas Osovski, përfaqësues i veçantë për negociata për Kornizën shumëvjeçare financiare të BE-së në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme si dhe Drejtor i Politikave të BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga mbështetja gjermane për procesin reformues të vendit, duke pasur parasysh edhe këtë të fundit të Osovskit, e cila vjen si vazhdim i vizitës së Zëvendëskryeministrit në Berlin. Osmani theksoi se kjo, paraqet vërtetim për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, por edhe mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të Unionit, përveç procesit të iniciuar të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takim Osmani informoi Osovski për rrjedhën e reformave nga dita e ardhjes së Qeverisë, njoftoi me realizimin e Planit 3-6-9, por iu referua edhe politikës së jashtme të vendit rezultatet e së cilës tani më janë të dukshëm në kontekstin e mbylljes së çështjeve me fqinjët me të cilat në mënyrë shtesë zhbllokohen proceset e integrimit Europian të vendit.
Lidhur me këto procese, Osmani nënvizoi se presidencat e ardhshme vinë nga vendet që janë të interesuar për Ballkanin, dhe këtu shihet mundësia për Agjendën e zgjerimit të Ballkanit.
“Nëse e mbajmë klimën pozitive, mbajmë zgjedhje kredibile dhe të besueshme, dhe i zbatojmë reformat, pres që BE-ja në mënyrë të përshtatshme të reagoj me Raport pozitiv, me heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për nisjen e bisedimeve për aderim, në përshtatje me rezultatet e mëtejshme, marrjen edhe të datës për fillimin e negociatave”, theksoi Osmani. /Telegrafi/