Site icon Telegrafi

Osmani: Do të kemi rritje ekonomike 6% dhe buxhet shtetëror 3 miliardë euro

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për buxhetin që do të ketë Kosova nëse ajo do të jetë kryeministre e Kosovës, ka thënë se pret që vendi të ketë rritje stabile ekonomike dhe të rritet prodhimi.

“Premtojmë rritje ekonomike 6%”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka treguar edhe për buxhetin e Kosovës dhe pret që ai të vazhdojë të rritet pa shpenzuar rezervat shtetërore.

“Synojmë të arrijmë buxhetin 3 miliardë euro”, ka deklaruar Osmani, në T7.

Po ashtu ajo ka thënë se do të mundohen që vendi të koncentrohet tek burimet e energjisë së ripërtrishme dhe jo tek ndotësit e ambientit.

Exit mobile version