Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Alexander Kasanof.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.
“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Osmani.
Presidentja gjatë qëndrimit në Pragë të Çekisë, sot ka zhvilluar takim edhe me Ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty. /Telegrafi/