Site icon Telegrafi

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë në Francë, mbrëmë në një darkë të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, është takuar me zëvendëspresidentin amerikan J.D.Vance.

Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Lexo po ashtu Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

Osmani ka thënë se me zëvendëspresidentin amerikan dhe liderët e tjerë botërorë kanë diskutuar tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.

Ndryshe Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që do të mbahet në Francë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version