Site icon Telegrafi

Osmani takon Wermuth: Mërgata mbetet lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, Cédric Wermuth, i cili konfirmoi gatishmërinë e Zvicrës për ta mbështetur Kosovën në përmbushjen e reformave.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, presidentja Osmani foli për angazhimin e institucioneve të vendit për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me vendet aleate, duke potencuar raportet e shkëlqyera me Zvicrën.

Osmani tha se mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën dhe se institucionet vendore janë të përkushtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.

Ajo deklaroi që Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve në mënyrë që sfida me pandeminë COVID-19 të adresohet me sukses, duke vënë theks të veçantë në mbështetjen për sigurimin e vaksinave.

Exit mobile version