Telegrafi

Osmani takon të rinjtë e LDK-së: Shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata, i ka lënë pas

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se të rinjtë e të rejat e shtetit e kanë pasur përherë peshën e ndryshimit politik në vend.

Osmani në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihet se është takuar me strukturat e Forumit Rinor të LDK-së.

Ajo ka shkruar se është koha shteti u kthehet të rinjëve.

 Postimi i plotë i saj: 

Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.

Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!

Prandaj sot, bashkë me Kryetarin Mustafa takuam strukturat e Forumit Rinor të Lidhjes sonë. Takuam bazën më të shëndoshë të aktivizmit tonë politik, tek të cilët mbështetemi gjithë./Telegrafi/