Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore.
Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid-19, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit. /Telegrafi/