Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin e Antalias, ndërkaq gjatë vizitës në Turqi ka takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Osmani ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, shkruan Osmani.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias ka thënë Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë.
Para të pranishmëve, ajo është shprehur se në vitet e 90’ta kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit nga regjimi, ai ka zgjedhur marrëveshjen e Rambujesë – “edhe pse një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë kishim kërkuar, por ishte zgjidhje paqësore që do të ndalte luftën”. /Telegrafi/