Site icon Telegrafi

Osmani takon Ndihmës Sekretaren amerikane, shpreh shqetësimin për spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand, gjatë qëndrimit të saj në New York.

Në këtë takim, sipas njoftimit për media thuhet se Osmani ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për iniciativat që Presidenca po ndërmerr për përparimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani ka ngritur gjithashtu shqetësimin e saj lidhur me shkeljet flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke denoncuar spastrimin etnik që po ndodh përmes masave administrative të zbatuara nga Serbia.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta që Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ngrita edhe shqetësimin për shkeljet flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” ka deklaruar Osmani, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version