Site icon Telegrafi

Osmani takon kryeministren estoneze: Paqja e siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së në Londër.

Osmani ka thënë se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi.

“Gjithnjë kënaqësi të flas me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 47 vendeve evropiane, njëherësh takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version