Telegrafi

Osmani takon ish-presidentin Clinton: Faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ish-presidentin e SHBA-ve dhe mikun e madh të shqiptarëve, Bill Clinton.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka falënderuar ish-presidentin Clinton për çdo gjë që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

“Të thuash se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë, do të ishte nënvlerësim. President Bill Clinton faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/