Site icon Telegrafi

Osmani takon homologun nga Guinea Bissau, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Osmani tha se me Embalon folën për mënyrat për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj Embalos për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version