Site icon Telegrafi

Osmani takon Bill e Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mbanë vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me personalitete të ndryshme të botës gjatë vizitës në SHBA.

Gjatë qëndrimit në New York, Osmani ka takuar edhe ish-Presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës. Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, ka shkruar Osmani.

Osmani gjatë ditës takoi  Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah, ku shprehu përkushtimin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe./Telegrafi/

Exit mobile version