Site icon Telegrafi

Osmani takon Beçiroviqin: Drejtësia dhe paqja, prioritete të përbashkëta për Kosovën e Bosnjën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviq, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani theksoi se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, ndajnë një histori të dhimbshme, por kanë një përkushtim të fortë për të punuar së bashku për drejtësi për të kaluarën dhe për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviq, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi,” deklaroi Presidentja Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version