Site icon Telegrafi

Osmani: Na duhet platformë e përcaktuar qartë e dialogut me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar gjatë të hënës ambasadorin italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Italisë për shtetin e Kosovës dhe është angazhuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.

Në takim më ambasadorin italian, Osmani ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu është i rëndësishëm, por ne kërkojmë platformë të përcaktuar qartë”, ka thënë Osmani.

Duke potencuar rolin e Kuvendit përgjatë procesit të dialogut, ajo ka thënë se për të gjitha çështjet që trajtohen duhet të raportohet në organin ligjvënës.

Në njoftim thuhet se ambasadori Orlando ka thënë se Italia mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, teksa ka vënë në spikamë edhe rolin e shteteve të Quintit në fazën në të cilën po kalon vendi.​ /Telegrafi/

Exit mobile version