Telegrafi

Osmani takon ambasadoren franceze, diskutuan për procesin zgjedhor  

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ambasadorja e Francës e uroi Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

“U.d. Presidentja Osmani e falënderoi përzemërsisht Ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit”.

Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme. /Telegrafi/