Site icon Telegrafi

Osmani takoi shefin e EULEX-it: Të rritet efektiviteti i organeve gjyqësore në kohë pandemie

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

“Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe menaxhimin e saj. Wigemark ka përgëzuar kryetaren Osmani për miratimin ne Kuvend të Ligjit për Pandeminë, me të cilin sigurohet baza ligjore për menaxhim më efikas të kësaj situate.

Shefi i EULEX-it shprehu shqetësimin për dinamikën e ulët të proceseve gjyqësore gjatë kohës së pandemisë. Teksa kryetarja Osmani potencoi se mbrojtja e të drejtave të palëve në procese gjyqësore dhe evitimi u vonesave është me rëndësi në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së avokatit të popullit.

Të dy palët u dakorduan që ky proces duhet të shoqërohet me respektim të bazës ligjore, në mënyrë që në krye të këtij institucioni të vihet person i përgatitur profesionalisht dhe me integritet. /Telegrafi/

Exit mobile version