Site icon Telegrafi

Osmani takoi një delegacion të Këshillit për Ekonomi dhe Investime, flasin për vështirësitë e bizneseve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e kësaj platformës gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Sipas tyre, përveç me pandeminë në aspektin shëndetësor, bizneset po përballen edhe me pandeminë ekonomike, e cila ka goditur shumë biznese duke i sjellë skaj ekzistencës.

Ata, gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale, ndërsa është diskutuar edhe barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version