Telegrafi

Osmani takoi Ministren gjermane të Shtetit: Masat e BE-së ndaj Kosovës, më së shumti po dëmtojnë qytetarët

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë Anna Lührmann.

Presidenca njofton se në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë.

“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces”.

Në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani ka shprehur rendësin e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./Telegrafi/