Site icon Telegrafi

Osmani dhe Jashari diskutojnë mbi situatën në vend dhe rajon

Presidentja Vjosa Osmani, takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Osmani dhe Komandanti i FSK-së diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon, si dhe hapave që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi Osmani lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

Ndryshe, Osmani me 30 nëntor të 2021 kishte emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së./Telegrafi/

Exit mobile version