Telegrafi

Osmani takoi ambasadorin e Austrisë, diskutuan për zgjedhjet 

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.  Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

“Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent. Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve”, thuhet në njoftim.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga COVID-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie. /Telegrafi/