Site icon Telegrafi

Osmani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, bisedojnë për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të presidentes Osmani, ku ndër të tjera thuhet se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore edhe për vetë Evropën.

“Një takim i frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version