Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin me të cilin ka biseduar mbi gjendjen aktuale të sigurisë dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Osmani ofroi mbështetjen e saj në avancimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik- NATO-n. /Telegrafi/